Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka njoftuar se partisë së tij i është rikthyer Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të saj, shkruan arbresh.info.
Ai këtë gjë e ka bërë të ditur në profilin e tij në facebook, duke shkruar se AAK-ja, çdoherë, i ka dyert hapur për të gjithë njerëzit e mirë e punëtorë të Kosovës.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është rikthyer, Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të saj.
AAK-ja, çdoherë, i ka dyert hapur për të gjithë njerëzit e mirë e punëtorë të Kosovës.
Arzenit i dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...