Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se Aleancës i është bashkuar Shkelzen Komoni, kirurg maksillofacial.
Ai është shprehur se tash e mbi dy dekada përvojë profesionale, siç tha Haradinaj, Shkelzeni njihet për humanitet, pozitivitet e optimizëm.
“Aleancës sot iu bashkua Dr. Shkelzen Komoni, një prej kirurgëve më të njohur maksillofacial. Shkelzeni i lindur në Prishtinë, është nga një familje e mirënjohur atdhetare e intelektuale me origjinë nga Gjakova”.
“Tash e mbi dy dekada përvojë profesionale, Shkelzenin e njohim për humanitet, pozitivitet e optimizëm, por dhe një aktivitet të pasur sindikalist, që do ta pasurojnë organizatën tonë të përbashkët. Mirë se vjen në familjen e Kosovës fituese, Dr. Shkelzen Komoni”, ka shkruar Haradinaj.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve