Sot, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u prit nga qytetarët në Obiliq.
Si kryeministër, Haradinaj theksoi se Obiliqi është shndërruar në një qendër të zhvillimit, me infrastrukturë moderne dhe shërbime cilësore për banorët.
“Ligji i posaçëm për Obiliqin nuk ishte thjesht një dokument, por një zotim për një trajtim të merituar për qytetarët e këtij qyteti”, tha Haradinaj.
Ai përmendi investimet në sheshe, shkolla, ndriçimin e rrugëve, si dhe kthimin e pronave të KEK-ut në pronë komunale, si projekte që mbajnë vulën e qeverisjes së tij dhe të Aleancës.
Haradinaj shprehu mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për kryetar të Obiliqit, Ali Krasniqi, ekonomist me profesion dhe pjesëmarrës i Luftës Çlirimtare, duke theksuar se lista për asamble komunale përfaqëson vizionin dhe vendosmërinë për të çuar përpara zhvillimin e qytetit të energjisë./Arbresh.info
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...