Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se Ramush Haradinaj është duke u mbajtuar padrejtësisht në Francë për shkak se ai është gjykuar dy herë për të njëjtat akuza në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
AAK konsideron se mbajtja e Haradinajt çon hapa mbrapa në dialogun Kosovë-Serbi, në stabilitetin e Ballkanit dhe në kontributin e dhënë nga partnerët evropianë për paqe dhe stabilitet në mes të Kosovës e Serbisë.
Ky është reagimi i plotë i AAK-së
Sot të rinjë përfaqësues të partive politike të majta që perqafojnë vlerat e social-demokracisë Europiane në Keshillin e Europes mbajten qendrim ndaj ceshtjes se z. Haradinaj. Ata shprehen solidarizimin e tyre dhe bene thirrje per reflektim mbi ceshtjen e z. Haradinaj duke theksuar se kjo ceshtje nuk i perket vetem Serbise, Kosoves dhe Ballkanit por te gjithe Europes.
Te rinj aktiviste ne partite politike te majta ne Suedi, Skoci, Angli, Austri, Belgjike, Liban, France, Rusi, Itali, Malte, Finlande, Norvegji, Pakistan, Gjermani, Tunizi, Greqi, Turqi, Danimarke, Estoni etj bene thirrje per lirimin e z. Haradinaj, duke e pare si padrejtesi dhe cenim te te drejtave te njeriut, kufizimin e lirise te z. Haradinaj dhe marrjen ne konsiderate te mandatit nderkombetar te arrestit te leshuar nga Serbia. Ne kete rast kemi te bejme me shkelje te te drejtave themelore te njeriut, duke qene se z. Haradinaj eshte gjykuar ne lidhje me te njejtat akuza nga Gjykata Nderkombetare e Hages, akuza per te cilat eshte shpallur i pafajshem. Nje vendim i tille nuk cenon vetem z. Haradinaj dhe themelet e te drejtave te njeriut, por hedh balte mbi kauzen dhe luften e drejte te popullit te Kosoves. Shtyrja e afateve per marrjen e nje vendimi nga ana e Gjykates se Frances, ndikon ne stabilitetin e marredhenieve Kosove-Serbi dhe me gjere ne rajon. Nje shtyrje e tille nga ana e Gjykates do te thote hapa mbrapa ne dialogun Kosove-Serbi, do te thote hapa mbrapa per stabilitetin ne Ballkan dhe ne Europe, hapa mbrapa ne investimin dhe kontributin e dhene nga partneret europiane per paqen dhe stabilitetin mes Kosoves dhe Serbise dhe me gjere ne Rajon. Ju bejme thirrje te reflektoni ne respekt te te drjtave te njeriut, ne respekt te investimit te partnereve europiane dhe per paqe dhe stabilitet ne Ballkan.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...