Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, në emër të partisë ka kërkuar që të rritet buxheti për arsimin universitar dhe atë parauniversitar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Dreshaj ka thënë se kjo rritje duhet të jetë nga 3.5% BPV-së në 7%, përcjell Arbresh.info.
“Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së sot kam përgatitur Amandamentin për rritjen e buxhetit për arsimin universitar dhe atë parauniversitar nga 3.5 përqind BPV-së në 7 përqind. Kam kërkuar që të krijohet një vijë e veçantë buxhetore për hulumtime shkencore, ashtu siç obligohemi edhe me MSA”, shkroi Dreshaj./Arbresh.info
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...