Aleanca për Ardhëmërinë e Kosovës, ka reaguar përmes Facebookut ndaj atyre që po e kritikojnë liderin e tyre, Ramush Haradinaj.
AAK ka shkruar se agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë janë sinjale të mira.
“Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozës nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur” thuhet në shkrimin e AAK-së.
Partia e Haradinajt ka shkruar se Ushtria u bë, taksa ndaj produkteve serbe vazhdon, Trepça është gati për investime, kurse kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë.
Ata kanë shkruar se ditëve në vijim të bëhen gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha.
https://www.facebook.com/Aleanca.Official/posts/2985358644838543
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...