Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se Qeveria e Kosovës dhe shefi i saj, në vend që të reflektojnë pas situatës së mbrëmshme, e cila ishte provokuar krejtësisht prej tyre, dhe të provojnë t’i korrigjojnë veprimet “banditeske” ndaj një deputeti të opozitës, ajo po vazhdon me kursin e konfliktualitetit.
AAK thekson se nuk janë ata që sulmojmë shtetin e as institucionet tij, por kërkojnë pezullimin e marrëveshjeve tuaja që po e çojnë vendin në qorrsokak.
“Ne shprehim keqardhje për lëndimin e qytetarëve dhe policëve, por nuk e marrim përgjegjësinë e kryeministrit për këtë zhvillim. Nuk është Opozita që po përdorë veprime anarkike, por Qeveria dhe Kryeministri, që s’po zgjedhin mjete për ta mbrojtur veten e tyre. Prandaj tërhiquni nga nënshkrimet e dy marrëveshjeve skandaloze, dhe vazhdoni ta qeverisni vendin. Thirrjet në emër të shtetit dhe të popullit, nuk ju justifikojnë nga gabimet e bëra. Është mençuri politike t’i pranoni ato dhe t’i korrigjojmë bashkarisht, ose ta pranoni botërisht se nuk jeni kryeministër i këtij vendi dhe të lëshoni rrugë. Kosova nuk duhet dhe nuk mund të jetë peng i Juaj”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin