Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi lirimin e gjashtë aktivistëve të kësaj partie, Armend Loshaj, Arbër Kaçorraj, Eldrin Cacaj, Visar Dobraj, Shpat Selmanaj dhe Ardenis Likaj, që janë arrestuar mbrëmë e akoma po mbahen në paraburgim.
“Aktivistët e AAK-së, nuk kanë ushtruar dhunë dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas informatave tona, ata janë arrestuar përballë Grandit, duke lëvizur fare natyrshëm. Konsiderojmë se mbajtja pa arsye e aktivistëve të AAK-së, ka për qëllim përkeqësimin e situatës dhe është provokim i hapur ndaj nesh”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin