Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell u është përgjigjur dje për një orë pyetjeve të lexuesve në rrjetin Facebook.
Përveç pyetjeve serioze, në drejtim të ambasadorit kishte edhe pyetje tjera që nuk kanë të bëjnë me politikën.
Një qytetar ka kërkuar një kafe nga O’Connell, derisa ky i fundit kishte një përgjigje interesante.
“Nëse e fiton Evertoni Ligën e Kampionëve,” ishte përgjigjja e O’Connellit. Kjo i bie që ky qytetar nuk do të mund ndoshta kurrë që ta ‘fitojë’ një kafe nga ambasadori pasi Evertoni as nuk merr pjesë fare në këtë kompeticion.
Gjatë replikave, një lexues tha se Ambasadori është nga Southamptoni që në Angli njihet si Gjakova në Kosovë.

Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin