Përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë paralajmëruar se nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk jep dorëheqje, atëherë Kuvendi do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës.
Presidenti i Kosovës ka ripërsëritur deklaratën e tij se në fazën finale të dialogut do të diskutohet për demarkimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se pret mbështetje nga NATO-ja për këtë proces.
Në anën tjetër ka ritheksuar se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës. Këto deklarata të Thaçit po cilësohen të rrezikshme nga ana e opozitës.
Ata korrigjimin e kufijve me Serbinë e shohin si ndarje të Kosovës, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nëse Thaçi nuk jep dorëheqje Kuvendi do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës, shkruan gazeta Zëri.
Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se deklaratat e Thaçit janë politike dhe joligjore.
Sipas tyre, asnjë ndryshim s’mund ta bëjë presidenti pa miratimin e 2/3-s së deputetëve në Kuvend.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...