Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, për arbresh.info ka thënë se deri në këto momente nuk kemi të shënuara raste të ndonjë incidenti me elemente të veprës penale.
“Deri më tani janë raportuar disa incidente që mund të themi se janë të izoluara për shkak që nuk ka pasur edhe elemente të veprës penale, kryesisht kanë qenë raste që janë raportuar nga kryesuesit apo vëzhguesit te Policia e Kosovës për fotografim të votës, mirëpo pas verifikimit nga pjesëtarët e policisë te personat e dyshuar, nuk është vërtetuar një gjë e tillë, ndërkaq ka pasur edhe raste të tjera, por në koordinim me prokurorin e shtetit është vlerësuar se nuk ka pasur elemente të veprës penale. Mund të themi lirisht se deri tani ka shkuar procesi i qetë dhe pa pasur nevojë që të intervenojë prokuroria apo Policia e Kosovës”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se gjatë ditës ka pasur raportime në lidhje me fotografime të votës si dhe disa incidente të tjera./arbresh.info/
Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari
Gjilan: Arrestohet personi që po transportonte dy gjedhe pa ...
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...