I pari i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se nuk ka marrë ofertë nga VV për bashkëpunim para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Në këto zgjedhje jo”, tha Pacolli.
Pacolli i cili është kandidat për deputet në listën e LDK’së ka folur për raportet mes AKR’së dhe VV’së në të kaluarën.
“Në zgjedhjet e parafundit intensivisht kemi punuar mbi gjashtë muaj në harmonizimin e programit dhe nuk patëm fat për shkak të divergjencave nuk kemi shkuar më tutje”, tha Pacolli për RTV21.
“Nuk kemi pasur ofertë prej VV’së por situata është keqësuar jashtëzakonisht prej fajit të tyre. Ata konsiderojnë se unë e kam votuar qeverinë Hoti”, sqaroi Pacolli.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës