Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur dje (14 mars) kryetar Lumir Abdixhikun. Zgjedhja e kryetarit të ri, erdhi pas rezultatit tejet të dobët të kësaj partie ne zgjedhjet e fundit dhe rezultatit më të dobët në gjithë historinë e saj.
Abdixhiku me t’u zgjedhur kryetar, mori urime të shumta nga politikanë, kryetarë komunash e analistë.
Ndër ta, ishin edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe analistët Visar Ymeri e Dardan Sejdiu, shkruan Periskopi.



Treshja e njohur (ish-bashkëpartiakë), e kanë uruar z.Abdixhiku në një kohë mjaft të sinkronizuar dhe kjo çon në pyetjet nëse ata do t’i bashkohen Abdixhikut në LDK.
Një gjë e tillë është spekuluar që prej kohësh, madje kur emri i Abdixhikut ishte lakuar për kryetar të mundshëm të LDK-së, ndërsa se a do të ndodhë në të vërtetë, mbetet të shihet.
Për urimet që i mori si udhëheqës i ri i partisë së vjetë, LDK, z.Abdixhiku ka falënderuar dje disa prej tyre.
“Më lejoni që këtu, të falenderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot. Falenderoj Kryeministrin në detyrë z. Hoti, u.d. e Presidentes znj. Osmani, Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti; Kryetarin e AAK-së z. Haradinaj; kryetarin e Kryeqytetit z. Ahmeti; Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z.Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”, shkroi dje Abdixhiku.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...