Afati i fundit për ndërrimin e targave ilegale serbe në veri të Kosovës dhe zëvendësimin e tyre me ato RKS, është më 31 tetor.
Ky afat ka shfaqur pakënaqësi të shumta te serbët në Kosovë dhe janë paralajmëruar edhe trazira në veri.
Përkundër presionit të ndërkombëtarëve për ta shtyrë këtë afat, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka refuzuar të bëjë diçka të tillë.
Arbresh.info ka pyetur qytetarët rreth asaj se a duhet të shtyhet apo jo afati i ndërrimit të targave ilegale.
Për disa qytetarë Kurti duhet të vazhdojë të mos ‘lëshojë pe’, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ndërkombëtarët, e në veçanti ShBA-të, duhet të dëgjohen dhe afati për targat të shtyhet, ashtu siç ka kërkuar edhe emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Më poshtë keni mendimet e qytetarëve rreth kësaj çështje/arbresh.info/ Emir Abduramani/
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...