Shoqata e Gastronomëve bashkë me punëtorët e lokaleve e kafiterive me lugë dhe tenxhere kanë protestuar vendimin e Qeverisë për ta mbyllur këtë sektor.
Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve thotë se nuk është në rregull të mbyllet sektori i gastronomisë, gjersa kufijtë mbeten të hapur.

“Kjo është protesta e radhës, ne nuk jemi në pajtim me masat e reja nga Qeveria e Kosovës, me i mbyll lokalet e me i lon kufijtë hapur, të shkohet dhe të shpenzohet në Shqipëri e vende të tjera. thirrjet e tona të vazhdueshme kanë qenë të subvencionim të pagave, lirim nga qiratë, shtyrje të deklarimit. Veçse e kemi paralajmëruar të hënën protestë më masive. Presim pako të veçantë për sektorin e gastronomisë”, u shpreh Kllokoqi.
I pyetur nga gazetarja e arbresh.info nëse e kanë menduar t’i shpallin qeveritarët persona të padëshirueshëm dhe të mos i lejojnë të futen në lokalet e tyre, Kllokoqi është përgjigjur se e kanë menduar një gjë të tillë.
“E kemi menduar t’i shpallim persona non-grata, por problemi ynë nuk është me ta, por vetëm duam t’u tregojmë se jemi hallexhinj”, u përgjigj ai.
Kujtojmë se natën e mbrëmshme mijëra kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë./arbresh.info/
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...