Presidentja Vjosa Osmani pritet të ftojë partitë politike në konsultime pas dështimit të formimit të qeverisë së re të dielën.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka bërë të ditur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Presidentes.
“Po, unë besoj që ne duhet të shkojmë. Ideja është që patjetër institucionet duhet të respektohen. Por, e kujtoj se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja dhe nuk ka asnjë logjikë të krijimit të ndonjë blloku të ri. Marrja e përgjegjësisë për formimin e qeverisë së re do të ishte logjike nga LDK-ja, sepse do ta zgjidhte ngërçin dhe do t’i shmangte zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Xhaferi.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...