Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje. Për këtë ai edhe ka dhënë një propozim që të organizohet një tryezë politike, raporton Arbresh.info.
“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma me partitë. Mendojmë që në javën tjetër të ulemi të organizojmë një tryezë të përbashkët me partitë politike dhe të bëjmë përpjekje që ta gjejmë një zgjidhje që sipas opinionit tonë është më mirë të gjendjet tani sesa të shkojmë në zgjedhje” ishte deklarata e Mustafës.
Nga Lëvizja Vetëvendosje për Arbresh.info kanë thënë se vetëm zgjedhjet i pranojnë si opsion.
“Nuk ka unitet pa legjitimitet. Për legjitimitet duhet rikthyer tek qytetarët përmes zgjedhjeve demokratike”, ka deklaruar zyra për media e LVV-së.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj u shpreh për Arbresh.info, se për çështjen e Presidentit duhet të diskutohet dhe se e sheh si ide të mirë propozimin e Isa Mustafës.
“Është ide interesante e cila vlen të merret ne shqyrtim seriozisht, sepse mënyra ma e mirë për ti zgjedhur çështjet kontestuese është përmes bisedimeve. Por për ketë duhet te ketë edhe ftese zyrtare dhe jo vetëm deklarim përmes mediave”, Totaj.
Ndryshe, Vjosa Osmani si ushtruese e Detyrës së Presidencës nuk ka të drejtë të nënshkruaj dekrete për ambasadorë të rijnë për emërime, që rrjedhimisht i bie që emërimi i ambasadorëve të rijnë do të mbete edhe disa muaj deri në zgjedhjen e Presidentit të ri./arbresh.info/
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”