Anëtari i VV-së, Avni Zogiani, ndonëse nuk është i informuar në linja zyrtare nëse i dërguari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell të hënën do të vizitojë Kosovën, ai nuk e ka mohuar një takim me të, raporton Arbresh.info.
I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të pranoj të takohem me Richard Grenell , ai nuk e ka mohuar këtë duke lënë mundësi që të deklarohen pas ndonjë ftese.
“Një informacion të tillë deri me tani zyrtarisht nuk na ka sjellë askush. Ne mendojmë se domosdoshmërish problemi nuk qëndron të Grenell edhe pse stili i Grenell në ndërmjetësim ka qenë problematikë. Por problemi ka qenë te mungesa e vullnetit të palës kosovare dhe qëndrimit që të shkojë me kërkesa me platformë të ketë qartësi në secilin takim të tillë”, ka thënë ai.
Zogiani ka thënë se Kosova duhet të ketë qartësim për temat e dialogut dhe se Kuvendi e skena politike duhet të jenë të informuar për procesin e dialogut Kosovë -Serbi.
Arbresh.info, ka raportuar për kë vizitë duke u thirrur në burimet brenda Ambasadës amerikane në Kosovë.
Ekskluzive| Richard Grenell të hënë në Kosovë, flasin nga zyra e tij
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...
Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykat...
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...