Gjatë ditës së sotme, në rrjete sociale është përhapur lajmi se Ilir Hjaraj, I njohur me fjalët e tij që I kishte thënë vite më parë në një emision televiziv “A bon me fol”, tashmë është punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.
E githë kjo erdhi pasi që Hajraj, detyrën e tij në MTI e bëri publik ne rrjetet sociale.

Për të marrë informacione në lidhje me këtë, arbresh.info ka kontaktuar me Albert Maxhunin, shefi i kabinetit të ministrit Vesel Krasniqi, i cili ka deklaruar se Hajraj është punësuar në MTI si “Praktikant me Pagesë” dhe është dërguar nga zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Lëvizja e lirë e mallrave në mes të BE-së dhe Kosovës”.
“Po është e vërtetë se Ilir Hajraj është pjesë e stafit të MTI-së, por ai nuk është punësuar nga ministria. Ai është dërguar nga zyra e Bashkimit Evropian si praktikant me pagesë në kuadër të projektit ‘Lëvizja e lirë e mallrave në mes të BE-së dhe Kosovës’. “, ka thënë Maxhuni.
Kujtojmë se një video e realizuar vite më parë, ishte bërë sensacion në vendin tonë.
Madje fjalët e thëna nga një i riu nga Drenica Ilir Hajraj, u emituan dhe edituan nga shumë të tjerë, duke i kthyer ato në shaka.
Fjalia e tij, ‘A ban me fol’ që u përdor në një moment gëzimi nga i riu u bë ‘trend’ madje duke u përmendur thuajse në çdo pjesë të Kosovës. /Alban Begolli/arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...