Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Forumit Diplomatik në Antalia është takuar me personalitete të ndryshme botërore.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në këtë forum, ka folur për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë.
“Fuqia e aleancave, angazhimi për dialog dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerë në çdo etapë të historisë së Republikës sonë janë boshti i suksesit dhe arritjeve kulminante të Kosovës.
Në panelin e liderëve në Forumin Diplomatik në Antalya fola për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë”, ka shkruar presidentja Osmani./rtk
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...