Osmani takon William Walkerin në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi

19:28 | 14 Janar 2026
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ish-ambasadorin William Walker, shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, për të përkujtuar Masakrën e Reçakut.

Osmani ka vlerësuar Walker-in si njeriun që, në kohët më të errëta të Kosovës, e tha dhe mbrojti të vërtetën, duke e kthyer dhimbjen e popullit në thirrje për drejtësi.

Presidentja ka theksuar se kujtesa për Reçakun dhe respekti për viktimat mbeten obligim i përjetshëm për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale