Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, Grégoire Cuvelier.
Duke e vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier përgjatë tre vjetëve në Kosovë, kryeministri Kurti e falënderoi atë për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin në kultivimin dhe forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet dy shteteve.
Në takim u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës, e po ashtu për ekonominë, zhvilimin, rritjen dhe mundësitë për shtim të investimeve në Kosovë.
Duke i uruar suksese në angazhimet e reja, kryeministri Kurti i tha ambasadorit Cuvelier se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës.

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...