Policia e Kosovës ka ekstraduar një të dyshuar për në Gjermani, si dhe ka transferuar një të dënuar nga Hungaria në Kosovë.
Shtetasi gjerman kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane, për përfshirje në veprën penale “kontrabanim me migrantë” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman”, thuhet në njoftim.
Ndërsa nga Hungaria për në Kosovë është transferuar shtetasi i Kosovës i dënuar në shtetin e Hungarisë, për veprën penale “Grabitje dhe Privim i kundërligjshëm i lirisë”.
Pas transferimit, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin Hungarez.
“Ekstradimi dhe Transferimi u realizuan nën masa të rrepta të sigurisë”, theksohet në njoftim./Arbresh.info
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë