Një person dyshohet se duke i marrë nëntë mijë euro pesë personave i kishte premtuar se do t’i dërgonte në një shtet perëndimor.
Ngjarja ka ndodhur në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë mëngjesin e së dielës.
Nuk raportohet për të arrestuar.
RAPORT
PKK Dheu i Bardhë, 19.09.2021 – 07:00. Është raportuar se pesë viktima, tre meshkuj dhe dy femra të gjithë familjar kosovarë janë ndaluar në vendkalim kufitar në dalje të Kosovës. Ata kishin qenë duke udhëtuar me një veturë me targa të Serbisë, me drejtues dëshmitari, mashkull shtetas i Serbisë. Sipas viktimave destinacionin i tyre kishte qenë një shtet perëndimor dhe për t’i dërguar atje një të dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë i kishin paguar 9000 euro. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet dhe nuk raportohet për të arrestuar./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron