90 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara

Foto nga arkiva

09:21 | 26 Korrik 2026
H.E

90 aksidente trafiku janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikave të Policisë së Kosovës.

Nga këto, 66 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale, ndërsa 24 të tjera me persona të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 301 gjoba. Po ashtu, 18 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale