Mbarë bota përkujton sot 9-vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar, Nënë Tereza.
“Me gjak jam shqiptare. Me shtetësi jam indiane. Me besim jam murgeshë katolike. Sipas profesionit, i përkas botës. Por zemrën e kam plotësisht tek Jezusi,” këto janë fjalët e saj, një gruaje të jashtëzakonshme dhe shenjtores së të varfërve në mbarë botën, që asnjëherë nuk e harroi origjinën e saj.
Më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe u shpall shenjtore.
Papa Françesku njohu dy mrekullitë e shërimit të të sëmurëve që ndodhën pas vdekjes së saj në 1997.
Nënë Tereza u lumturua në tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II, i cili miratoi mrekullinë e parë – shërimin e një gruaje 30-vjeçare nga Kalkuta, e cila u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit konfirmoi se nuk kishte asnjë shpjegim shkencor për këtë shërim, duke e shpallur atë mrekulli./Arbresh.info
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...