Policia e Kosovës ka publikuar një apel për rritjen e sigurisë në trafik, duke bërë të ditur se në fillim të këtij viti 9 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore.
Në postimin sensibilizues për sigurinë në trafik, Policia ka theksuar se respektimi i rregullave në rrugë nuk është zgjedhje, por obligim.
Sipas statistikave të publikuara, në fillim të këtij viti 5 pasagjerë, 3 këmbësorë dhe 1 shofer kanë humbur jetën në aksidente rrugore.
Policia u ka bërë thirrje pasagjerëve që të vendosin rripin e sigurisë në çdo udhëtim, të reagojnë kur shoferi tejkalon shpejtësinë ose shkel rregullat, të sigurohen që fëmijët të jenë në ulëset përkatëse dhe të lidhur si duhet, të mos shpërqendrojnë shoferin me telefon apo biseda dhe të mos pranojnë të udhëtojnë me shofer nën ndikim të alkoolit.
Ndërkaq, për shoferët është kërkuar respektimi i kufizimeve të shpejtësisë, duke theksuar se një gabim zgjat disa sekonda, por pasojat zgjasin përgjithmonë.
Policia ka rikujtuar qytetarët se për raste emergjente mund të telefonojnë në numrin 192 apo të raportojnë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...