Tahiri për ngritjen e çmimit të rrymës: Kjo çon Kosovën dhe qytetarët në bankrot total

10:59 | 20 Janar 2022
A Z

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përsëri ka paralajmëruar protesta nëse nuk ndalet vendimi për propozimin e shtrenjtimit të rrymës.

Ai në seancën e Kuvendit  tha se kriza energjetike ka rrezik të çojë Kosovën, Qeverinë dhe qytetarët në bankrot total.

Po ashtu, Tahiri kërkoi nga kryeministri Kurti të shpjegohet për deklaratat e vitit 2019 kur pati thënë se rryma në Kosovë është shtrenjtë.

“Kuvendi po e nis sesionin pranveror me një situatë dhe krizë energjetike e cila ka rrezik ta sjell vendin, qeverinë dhe qytetarët në bankrot total. Kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e bëri një analizë të shteteve të rajonit që mund të them me pasaktësi të shumta. Maqedonia e ka rritur veç për 9 për qind çmimin, Shqipëria shumë herët ka nisur të diskutojë për krizën energjetike, Kosova paguan 21 euro për 1 orë KW, 1 euro ma shumë paguan Anglia dhe paguan ma shumë Italia. A je në mend çka jeni tu fol.  A bën me na tregu Kurti si është e mundur me dal në vitin 2019 dhe të thotë se rryma është shtrenjtë? Ju politikisht e keni zgjedh bordin dhe politikisht i keni rrit çmimet. Si është e mundur që një parti që pretendon me qenë e majtë, të mbrojë korporatat dhe operatorët privat? Ju lutem ne kemi një situatë të vështirë në Kosovë me energjinë, situatë që s’kalon me 1 vendim të juaj”./arbresh.info/