Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘Sulm dhe Lëndim i rëndë trupor’.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Mitrovicë, 06 maj 2021-Në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, në orët e pasdites së sotme, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale Sulm dhe Lëndim i rëndë trupor , kanë arrestuar dy persona të dyshuar R. S., 23 vjeçar dhe K. P.,23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pas një pune hetimore lidhur me rastin e ndodhur më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë