Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani falënderoj aleatët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovës, në veçanti të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ajo tha se në takim kanë diskutuar për ecurinë e dialogut dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.
Osmani u shpreh se Kosova gjithnjë ka qenë pala konstruktive dhe e gatshme për dialogë.
“Kjo mbështetje dëshmohet sa herë z.Escobar e viziton vendin tonë, ë njëkohësisht është konfirmuar edhe në diskutimin që kisha edhe më presidentin Biden gjatë pritjes së organizuar për liderët në NewYork. Histori dëshmon se angazhimi i SHBA-ve në Kosovë është i pazëvendësueshëm. Sa më shumë angazhim të kemi nga aleati ynë aq më të mira janë rezultatet s ai përket paqes dhe stabilitetit. Në këtë drejtim vura në pah edhe përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të institucioneve të republikës së Kosovës për anëtarësim në struktura euroatlantike. Si dhe potencova rendësin e fillimit sa më parë të dialogut strategjik mes dy vendeve tona, bazuar në iniciativën që kanë marrë dy muaj më parë. Sot diskutuam edhe nevojën për të ecur përpara në nevojën e dialogut, kam ritheksuar se Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala konstruktive në këtë proces e po ashtu është e gatshme të rrisë edhe më shumë angazhimin në mënyre që të intensifikohet procesi i dialogut”, deklaroi Osmani
Presidentja Osmani shprehi shqetësimin për mos zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar nga ana e Serbisë.
“Shfrytëzova rastin për të shprehur pa kënaqësinë tonë për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar nga ana e Serbisë duke përfshirë ne veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale të cilat vazhdojnë ti kërcënojnë serbët e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...