Parku “Tajvan” është një park publik në qendër të Tiranës, ku në të gjendet një pishë e vjetër rreth 200-vjet.
Në këtë pish aktualisht është vendosur një gyp ndërtimi pa leje, ani pse është e ndalur, shkruan arbresh.info
Kujtojmë se, në 1991 ndërtesa të paligjshme nisën të ndertohen gjithandej por gjatë pastrimit të qytetit në vitin 2000, më shumë se 130 ndërtesa u shkatërruan dhe parku u rimboll gjelbërim përsëri.
Sot ndërtesa kryesore e parkut është një godinë e bardhë me taracë që ka kafene, restorante dhe shatërvan. Për shkak të pseudonimit të dikurshëm, ky kompleks sot ka marrë emrin Tajvani.
Emrin Tajvan e mori pasi atë kohë Shqipëria kishte prishur marrëdhëniet diplomatike me Kinën dhe Tajvani ishte një emër që e nervozonte Kinën. Kjo pasi Kina dhe Tajvani ishin në luftë civile që nga viti 49. Ky emër i ka mbetur sot e kësaj dite, madje kompleksi në qendër të parkut ka emrin zyrtar Tajvani.
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë
Real Madridi has në ‘mur’ për Vitinhan, PSG nuk ...
Mbrojtësi i viktimave: Lufta e UÇK-së do të çonte në humbje ...
Laws: Viktimat kanë mbështetur UÇK-në, disa kanë qenë anëtar...
Konstituimi i Kuvendit, Basha mban sot mbledhje me kryetarët...
Kryeprokurorja: Kërkojmë që të akuzuarit të japin llogari dh...