Deputetja e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, ka kërkuar llogari nga ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, për rastin skandaloz ku një mediumi në vend nuk iu dhanë shpenzimet e diplomatit, Prindon Sadriu, siç e parasheh ligji.
“Kërkoj nga ministrja Gërvalla të jep llogari para deputetëve, të na tregojë se a do të merren masa pas këtij dënimi, kush do të jap llogari, apo ky zotëria i parë, është mbi shtetit, mbi qeverinë, mbi ministrit, e mund të bëj çka të dojë, kujt i shërben ky diplomat”, tha Kadrijaj në seancën e sotme.
“Deri kur do të lejohet që një diplomat që paguhet me taksat e shtetit, të fyej e të sulmojë mediat, të shkaktojë skandale e keqpërdorime financiare e të mos merren masa për të”, tha Kadrijaj./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...