Në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive të asaj të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, është marrë vendim që të bëhet hapja e kufirit nëpërmjet të dy vendeve, shkruan arbresh.info.
E, ky vendim është mirëpritur edhe nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se nismat që nxisin bashkëpunimin rajonal, janë një hap i mirëpritur.
“Nuk e kemi parë tekstin e marrëveshjes, por nismat që nxisin bashkëpunimin rajonal dhe reduktojnë barrierat ndaj tregtisë, njerëzve dhe mallrave, janë një hap i mirëpritur”.
Tutje, Pisonero vlerëson se integrimi rajonal, i bazuar në rregullat e BE-së, mund të sjellë përfitime të prekshme për Ballkanin Perëndimor dhe për Bashkimin Evropian.
“Integrimi rajonal, i bazuar në rregullat e BE-së dhe vërtet gjithëpërfshirës, mund të sjellë përfitime të prekshme për Ballkanin Perëndimor dhe për Bashkimin Evropian”, thuhet në përgjigjën e dërguar për arbresh.info nga Komisioni Evropian.
Ndryshe, ky vendim për hapjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është marrë në mbledhjen e përbashkët e të dy qeverive në Prishtinë më 20 qershor.
Ky vendim lehtëson qarkullimin e qytetarëve pa nevoja regjistrimi në kufi, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare./Xhejlane Halit/arbresh.info/
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...