Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, u është drejtuar sonte qindra qytetarëve në shkollën “Zenel Hajdini”, një nga lagjet më të mëdha, më historike dhe më punëtore të kryeqytetit, duke premtuar se kjo zonë, e harruar nga qeverisjet e kaluara për mbi dy dekada, do të marrë më në fund vëmendjen dhe investimin që meriton.
“Prej 25 vitesh, Kodra e Trimave është trajtuar si një hambar votash — vizitohet në fushata, por harrohet sapo mbyllen kutitë e votimit. Kjo përfundon më 12 tetor. Ne do të fillojmë punën që nga dita e parë për të sjellë ndryshime të vërteta dhe të matshme për këtë komunitet,” tha Ismaili.
Ai kritikoi qeverisjet e kaluara dhe aktuale për premtime boshe dhe projekte të paarritshme, duke theksuar mungesën e zgjidhjeve për problemet e përditshme të qytetarëve:
“Kemi dëgjuar premtime të mëdha dhe plane në letër, por asnjë zgjidhje për realitetin e përditshëm: rrugë të pasigurta, ndriçim të dobët, trafik kaotik, mungesë hapësirash publike, ndërtim të pakontrolluar dhe vonesa në legalizimin e pronave,” u shpreh ai.
Plan i qartë dhe i matshëm për Kodrën e Trimave. Ismaili paraqiti zotimin e tij për punë konkrete dhe të shpejta sapo të marrë detyrën.
“Do të kthehem rregullisht në Kodrën e Trimave për të parë përmbushjen e zotimeve tona. Puna do të jetë e menjëhershme, e matshme dhe e dukshme — jo projekte 10-vjeçare që nuk bëhen kurrë realitet,” theksoi Ismaili.
Në fund, Ismaili dha një zotim të fortë llogaridhënieje: “Nëse nuk përmbush të paktën 90% të zotimeve të mia, nuk do të kërkoj më votën tuaj. Kodra e Trimave nuk do të harrohet më. Më 12 tetor fillon një epokë e re e ndryshimit për këtë lagje dhe për gjithë Prishtinën.”/Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...