Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në dy raste të ndara, kanë ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik.
Më datën 15.11.2025, rreth orës 16:25, në fshatin Sazli të Ferizajt, është ndalur shoferi Z.N. (31 vjeç), i cili, duke drejtuar veturën Peugeot 308 me targa vendore, është kapur duke lëvizur me 119 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.
Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 3 muaj.
Ndërsa më datën 16.11.2025, rreth orës 16:05, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, është ndalur shoferi V.J. (40 vjeç), i cili është kapur në flagrancë duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit.
Pas verifikimit ka rezultuar se kjo ishte hera e tretë e kësaj kundërvajtjeje.
Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj.
Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, pasi këto veprime paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
“Policia do të intensifikojë kontrollet me radar dhe kontrollet e shoferëve të cilët përdorin telefonin gjatë ngasjes në të gjitha rrugët e rajonit me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër