Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama sot pret në vizitë një delegacion të nivelit të lartë nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ora 11:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës.
Delegacioni përbëhet nga:
Hirësia e Tij Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
Znj. Ana Abdi, Drejtoreshë e The Western Balkans Consulting Group, përfaqësuese e autorizuar e Kryegjyshatës pranë institucioneve të BE-së
Z. Arben Sulejmani, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë për Kryegjyshatën Botërore
Qëllimi i takimit është shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit për një projekt ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe qëndrueshmërisë, me përfshirje aktive të Kryeqytetit./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot