Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.
Përmes një postimi në “X”,ka thënë se pret që sa më parë të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy qeverive.
“Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet qeverive tona në një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, përfshirë promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe përfaqësuesve (proxies) të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, ka shkruar i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Andy Burnham është emëruar sot zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham.
Burnham mori drejtimin e qeverisë pasi javën e kaluar zëvendësoi Starmerin në krye të Partisë Laburiste./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...