Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 800 mijë euro për asfaltimin e rrugëve të disa fshatrave në Gjilan.
Haziri ka treguar se fshatrave të cilave do t’u ndërtohen rrugët janë fshatrat, Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë.
Postimi i plotë:
“Jam jashtëzakonisht i lumtur të ndaj informatën me banorët e fshatrave, Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë se kam nënshkruar kontratën në vlerë prej 800 mijë eurove për ndërtim të rrugëve.
Në kuadër të kësaj shume që e investon Komuna e Gjilanit parashihet investimi i rrugëve kryesore, ndërsa në fshatrat e mëdha si në Zhegër dhe Bresalc do të ndërtohen dhjetë rrugë lokale të brendshme, duke përfshirë edhe rrugët në lagjen e “Makiqëve” në Bresalc.
Besoj shumë që ky është urimi më i mirë për këtë fundvit, për banorët e këtyre fshatrave!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...