Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 602 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit, kanë vdekur edhe 6 pacientë me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
13 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.801.246 doza të vaksinës.
Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.
Në total numri i rasteve aktive është 12.651../arbresh.info/

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar