Zyrtarët doganorë në Doganën e Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara me vlerë rreth 13 mijë euro gjatë një kontrolli të detajuar të një dërgese në Zyrën Doganore në Prishtinë.
Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët doganorë, mallrat janë ndaluar dhe konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Autoritetet doganore bëjnë të ditur se rasti është trajtuar në bazë të dispozitave të legjislacionit doganor, me qëllim të parandalimit të shmangies nga detyrimet doganore dhe luftimit të aktiviteteve të paligjshme në tregti.
Dogana e Kosovës theksojnë se veprime të tilla dëshmojnë përkushtimin e institucionit për forcimin e kontrolleve doganore, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme në treg dhe parandalimin e hyrjes së mallrave të padeklaruara në tregun e vendit.
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...
Flick vlerëson Newcastlen, komenton edhe deklaratat e Xavit ...
‘Qëllimi ynë kryesor’ është ta mbajmë Turqinë la...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...