Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një të mituri, i dyshuar për veprën penale “kontrabandim me migrantë”, sipas nenit 164, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të gjykatës, më 21 tetor 2025, rreth orës 20:20, në fshatin S. të komunës së Hanit të Elezit, i mituri dyshohet se ka organizuar kalimin e jashtëligjshëm të pesë shtetasve kinezë nga territori i Kosovës në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Hetimet tregojnë se i mituri kishte komunikuar më parë me migrantët në Serbi dhe ishte marrë vesh që për secilin person të merrte nga 20 euro. Ai më pas i kishte sjellë ata në Kosovë dhe kishte siguruar një automjet, të cilin e drejtonte një person ende i paidentifikuar. Migrantët u ndaluan nga patrulla kufitare në vijën ndarëse Kosovë–Maqedoni e Veriut dhe u shoqëruan në stacionin policor kufitar në Kaçanik, ku edhe u arrestua i mituri.
Vendimin për paraburgim e mori gjyqtari i procedurës paraprake Shabi Idrizi, i cili e vlerësoi kërkesën e prokurorit si të bazuar. Gjykata njoftoi se ankesa ndaj aktvendimit nuk e pezullon ekzekutimin e tij.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia