Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit DHKEK-Prizren, në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka kryer veprime hetimore si dhe ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pas dyshimeve, pasi një grup prej 39 personave kanë paraqitur kërkesa për marrjen e parcelave në shfrytëzim nga Agjencinë Pyjore të Kosovës (APK), në zona të ndryshme të rajonit të Prizrenit.
Sipas njoftimit, lidhur me këto kërkesa dyshohet se të njëjtat nuk janë përpiluar dhe as nuk janë nënshkruar nga personat emrat e të cilëve janë evidentuar në këto kërkesa, shkruan Arbresh.info.
Tutje thuhet nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprimet përkatëse, duke përfshirë edhe zbatimin e masave hetimore, ku janë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit, duke marrë para nga qytetarë të ndryshëm si dhe duke iu premtuar rregullimin e dokumentacionin të nevojshëm për të përfituar prona me qira nga APK.
Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’./Arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...