Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për “Propozim-vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të Ambasadave të Republikës së Kosovës në Ushington DC, SHBA dhe në Londër e Mbretërinë e Bashkuar”.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, ka thënë se blerja e tyre është e një rëndësie të lartë, raporton arbresh.info
“ Ministria e Punëve të jashtme e Diasporës propozon këtë vendime. Ky propozim bëhet duke u bazuar në ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitit 2022. Ky propozim i referohet rregullores së Qeverisë dhe prandaj propozoj miratimin e këtij propozimi. Kjo do ti hap rrugë procedurave të blerjes”, tha Gervalla.
Ky vendim është marr në mbledhjen e Qeverisë e cila po mbahet në këto momente./arbresh.info/
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit