Ministri i Mbrojtjes, Armend Zema u ka bërë thirrje qytetarëve që në profilet e rrjeteve sociale të vendosin #KosovoInNATO, #KosovoInEU.
Mehaj shkruan se, republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarë të dashur,
Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,
Miq tanë ndërkombëtar,
Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,
Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:
– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.
– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.
– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.
Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim:
#KosovoInNATO
#KosovoInEU./arbresh.info/

Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...