7 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

07:39 | 6 Janar 2021

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 52.333.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.

Instituti apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara