Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e numrit të rasteve me koronavirus.
Kjo ka bërë që institucionet shëndetësore të bëjnë thirrje për zbatim sa më rigoroz të masave kundër përhapjes së COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 68 mijë e 777 raste pozitive me koronavirus, nga gjithsej 303 mijë e 652 testime.
Ndërkaq, 1 mijë e 595 persona nuk ia kanë arritur ta përballojnë infeksionin. Gjithsej, janë shëruar 59 mijë e 643 persona.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 7 mijë e 539.
Vlen të theksohet se kryeministri Hoti bashkë me ministrin Zemaj kanë pasur takim me akterë të shëndetësisë. Aty është vlerësuar se nevojiten masa më shtrënguese dhe zbatim strik i tyre.
Theks i veçantë është vendosur tek tubimet të cilat po konsiderohen si vatër e përhapjes së COVID-19. /Arbresh.info/
Mbi 1 mijë e 500 të vdekur në Kosovë deri sot prej koronavirusit – Arbresh.info
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...