Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, me një fotografi me fëmijët e tij, në bankën e vjetër të tij të shkollës.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka uruar 7 Marsin për mësuesit të cilët e ushtrojnë këtë profesion të shenjtë me nder e përkushtim, përcjell arbresh.info.
“Një foto prapa në kohë, në bankën time të vjetër të shkollës, tani me fëmijët e mi. Sot është 7 Marsi – Dita e mësuesit. Dua të shpreh konsideratën time për të gjithë brezat e deritanishëm që e kanë ushtruar këtë profesion të shenjtë. Po ashtu, i uroj të gjithë ata mësues e mësuese të cilët vazhdojnë sot ta bëjnë këtë punë me nder e përkushtim. Gëzuar!”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike
Hajni thyen kasafortën e xhamisë dhe merr 300 euro në Kameni...
Zhduket një grua në Prizren
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super çerekfinale të...