Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.
Takimi do të fillojë në orën 12:00.
“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky, do të takohet edhe Kryeministri Albin Kurti në ora 14:15.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë./arbresh.info/
“Pacolli, Osmani, Konjufca…” – Nazarko paralajmëron rrezik p...
Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në t...
Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...