Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ndryshe, tre persona kanë mbetur të vrarë në Gjilan, derisa ka edhe të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Fillimisht Policia e Kosovës njoftoi për vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”, derisa konfirmoi se dy të tjerëve të plagosur u është dhënë ndihma në qendrën emergjente në Gjilan./Arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...