Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rugën Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete, ku prej tyre një automjet i policisë, shkruan Arbresh.info.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.”, tha ajo.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, u shpreh Ahmeti./Arbresh.info/
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...